web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kampionatet kryesore kundër Infantinos: Praktika shfrytëzuese dhe përqendrim te pushteti

25 Shtator 2026, 16:03, Sport CNA

Kampionatet kryesore kundër Infantinos: Praktika shfrytëzuese dhe

Katër nga kampionatet më të fuqishme të futbollit në botë kanë ndërmarrë një hap zyrtar kundër drejtimit të FIFA-s nga Gianni Infantino.

Përmes një letre të përbashkët, Premier League, La Liga, Serie A dhe Bundesliga i kanë kërkuar organizatës botërore ndryshime rrënjësore në mënyrën e qeverisjes.

Po ashtu, ato kanë ngritur shqetësimin për ngarkesën e kalendarit ndërkombëtar dhe shtimin e vazhdueshëm të ndeshjeve të kombëtareve. Një pikë kyçe e letrës lidhet me mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve, të cilët po përballen me rrezik më të lartë dëmtimesh prej axhendës së ngjeshur.

Ligat e akuzojnë hapur Infantinon për praktika shfrytëzuese dhe përqendrim pushteti në vend që të mbrojë lojën. Si zgjidhje konkrete, ato kërkojnë reformë të thellë statutore për të shmangur ndërhyrjet politike në vendimmarrje.

Në fund, kërkohet organizimi i një Kongresi të Pavarur të Qeverisjes brenda 100 ditëve të para të mandatit të ardhshëm presidencial në FIFA.





Lajmet e fundit nga