Lëvizje në qeverinë ”Rama 4”
Lajme E Premte, 25 Shtator 2026 16:07
Qeveria ”Rama 4”, vijon të pësojë ndryshime. Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zv.ministrit të Shëndetësisë dhe është emëruar në të njëjtin post në Ministrinë e Brendshme. Emërimi i tij vjen në një moment kur Ministria e Brendshme tashmë drejtohet nga Ervin Demo, pas lirimit nga detyra të Besfort Lamallarit.

