Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar axhendën për javën e gjashtë të Abissnet Superiore.
Derbi Partizani-Tirana do të luhet më 9 tetor (e premte) ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”.
Të shtunën e 10 tetorit janë rezervuar dy sfida. Vllaznia-Dinamo dhe Elbasani-Vora do të nisin në orën 18:30.
Për herë të parë këtë sezon do të luhet një ndeshje në orën 13:30 në Superiore.
Bëhet fjalë për Laçi-Egnatia, më 11 tetor. Teuta-Skënderbeu ndërkohë do të mbyllë javën në orën 18:30.
Java e gjashtë
Partizani – Tirana, 9 tetor ora 18:30 në stadiumin “Air Albania”
Vllaznia – Dinamo, 10 tetor ora 18:30
Elbasani – Vora, 10 tetor ora 18:30
Laçi – Egnatia, 11 tetor ora 13:30
Teuta – Skënderbeu, 11 tetor ora 18:30
© SYRI.net
Napoli, McTominay rikthehet në stërvitje pas ndërhyrjes në zemër
Maran, para debutimit në Nations League: Nuk jam i shqetësuar, kemi alternativa për çdo mungesë
Gjimshiti karikon Shqipërinë para Bjellorusisë: Synojmë vendin e parë dhe një tjetër EuropianBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: