Vunoi shpallet zyrtarisht “Qendër Historike”, qeveria miraton zonën e mbrojtur

25 Shtator 2026 | 16:22

Këshilli i Ministrave ka shpallur zyrtarisht fshatin Vuno si pasuri kulturore të paluajtshme me statusin “Qendër Historike”.

Vendimi, i miratuar në mbledhjen e qeverisë të datës 25 shtator 2026, parashikon edhe përcaktimin e zonës mbrojtëse, si dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj.

Sipas vendimit, statusi i ri synon të garantojë mbrojtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të Vunoit, një prej fshatrave më të njohur të bregdetit shqiptar, duke vendosur rregulla për administrimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra ka plot dashuri”, humori rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Humori rikthehet në skenën e Teatrit “Migjeni” dhe këtë herë vjen me “Shkodra ka plot dashuri”. Premiera u shoqërua me një sallë të mbushur plot...
17:17 | 24/09/2026

Zbulohet mozaiku antik në Memaliaj, arkeologët: Mund të fshihet një vendbanim romak me shtrirje të madhe

Gërmimet arkeologjike në fshatin Qesarat të Bashkisë Memaliaj kanë nxjerrë në dritë një tjetër mozaik të periudhës së antikitetit, duke përforcuar zbulimet e viteve të...
13:40 | 23/09/2026

Ylljet Aliçka “Qytetar Nderi” i Kolonjës, shkrimtari: Do të shkruaj për historitë e kësaj treve

Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati Ylljet Aliçka është shpallur sot “Qytetar Nderi” i Kolonjës. Në ceremoninë e zhvilluar në Ersekë, ai u vlerësua për kontributin në...
20:24 | 19/09/2026