PD propozon ndarjen e re territoriale: 100 bashki dhe 12 qarqe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht sot projektligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Pas konsultimeve të zhvilluara në të gjitha qarqet dhe mbledhjes së mendimeve të qytetarëve, PD propozon që Shqipëria të organizohet në 100 bashki dhe 12 qarqe.

Propozimi shoqërohet nga një relacion prej 168 faqesh, në të cilin ekspertët kanë shqyrtuar kriteret ligjore që lidhen me ndarjen administrative dhe territoriale.

Të lidhura

None found

Sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, reforma nuk duhet të kufizohet te diskutimi për numrin e bashkive, por duhet të përcaktojë modelin e qeverisjes vendore që synohet për Shqipërinë. Në këtë kuadër, bashkitë shtesë nuk propozohen për të krijuar më shumë poste, por për të ndërtuar një pushtet vendor më pranë qytetarëve, më demokratik dhe më të përgjegjshëm, me shërbime, autonomi dhe zhvillim më të madh.

Edhe 12 qarqet, sipas PD-së, nuk synojnë shtimin e burokracisë. Ato parashikohen si struktura që mund të mbështesin zhvillimin, koordinimin, investimet dhe krijimin e mundësive të reja për territorin.

Partia Demokratike thekson se harta e propozuar nuk është hartuar për t’i shërbyer administrimit të pushtetit, por qytetarëve, komuniteteve dhe zhvillimit territorial.

Duke u mbështetur në analizën teknike të ekspertëve, përvojën e Reformës Administrativo-Territoriale 2014, konsultimet me qytetarët dhe nevojën për një model të ri të qeverisjes vendore, Grupi Parlamentar i PD propozon 100 bashki dhe 12 qarqe, të mbështetura nga decentralizimi real, autonomia financiare, kompetencat e qarta, përgjegjësia dhe llogaridhënia, demokracia lokale dhe zhvillimi i balancuar territorial.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet