Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni me mësues përplaset me një taksi! Tre të plagosur (VIDEO)

25 Shtator 2026 | 16:29

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në aksident mësohet se janë përfshirë një taksi dhe një furgoni që transportonte mësues.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura dy gra dhe një vajzë. Të plagosurat janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, të treja janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se furgoni me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë. Rrethanat e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen gjatë hetimit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Po verifikohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin! Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin këtë të premte, ku janë përplasur dy automjete, një “Mercedes-Benz” dhe një “Audi A3”. Sipas...
16:06 | 25/09/2026

Grupi Parlamentar i PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar zyrtarisht këtë të premte draftin ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri. Grupi Parlamentar...
15:41 | 25/09/2026

Vrasja e “Tanit të Rruzhdiut”, dalin pamjet e autorit! Mbante në duar dy armë

Foto dhe video të autorit të dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit, Artan Myrtaj, janë publikuar disa ditë pas ngjarjes që tronditi Sarandën. Siç shihet edhe...
15:28 | 25/09/2026