Pas vitesh rritje të shpejt shifrash, turizmi shqiptar duket se po hyn në një fazë tjetër atë të ngadalësimit. Në gusht muajin tradicionalisht më të kërkuar të sezonit, në Shqipëri hynë 2.4 mln shtetas të huaj. Sipas INSTAT krahasuar me gushtin e vitit të kaluar janë rreth 47 mijë më shumë, por rritja është vetëm 2%. Një ritëm dukshëm më i ulët se ai i viteve të bumit turistik pas pandemisë, kur Shqipëria regjistronte rritje shumë më të shpejta të flukseve turistike.