web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshati Vuno shpallet "Qendër Historike"/ Bëhet pjesë e listës së Pasurive Kulturore të Paluajtshme

25 Shtator 2026, 16:30, Kulturë CNA

Fshati Vuno shpallet "Qendër Historike"/ Bëhet pjesë e

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për futjen e fshatit Vuno si “Qendër Historike” në Pasuritë Kulturore të Paluajtshme.

Po ashtu është miratuar dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e “Qendrës historike” të fshatit Vuno dhe të zonës mbrojtëse të saj.

VENDIM PËR DEKLARIMIN PASURI KULTURORE E PALUAJTSHME “QENDËR HISTORIKE” TË FSHATIT VUNO, PËRCAKTIMIN E ZONËS MBROJTËSE DHE MIRATIMIN E PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” e “ç”, të pikës 3, të nenit 9, të pikës 3, të nenit 62, dhe të pikës 1, të nenit 96, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme “Qendër historike” të fshatit Vuno dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas  hartave të zonifikimit dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e “Qendrës historike” të fshatit Vuno dhe të zonës mbrojtëse të saj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Vendimi nr.30, datë 20.1.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Vuno dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj të zonës së mbrojtur përreth”, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për publikimin e hartave të “Qendrës historike” të fshatit Vuno dhe të zonës mbrojtëse të saj në Gjeoportalin Kombëtar.

5. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kadastrën.

6. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Himarë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU. 





Lajmet e fundit nga