Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do ta nisë javën e ardhshme turneun e saj në Ballkan me një vizitë në Shqipëri.
Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Europian, Von der Leyen do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë, ku do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.
Të enjten, ajo do të vijojë vizitën në Kosovë, ku pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas Kosovës, turneu do të vijojë në Malin e Zi dhe do të përfundojë në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni Europian nuk ka bërë ende të ditura temat konkrete që do të diskutohen gjatë takimeve në rajon. Agjenda e vizitës u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit Europian, Olof Gill.
Në itinerarin e kësaj vizite nuk janë përfshirë Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Sipas Komisionit Europian, mungesa e tyre në agjendë lidhet me zgjedhjet e ardhshme që pritet të zhvillohen në këto dy vende.