25 Shtator 2026, 16:39
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas sulmit me vezë nga shqiptarët në New York, ku ai po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përmes një reagimi në rrjetin social X, kryeministri shkruan se askush nuk mund ta ndal misionin e tij për ta dërguar flamurin kombëtar në majën e Europës. Më tej, lideri i qeverisë i është përgjigjur edhe aktivistëve që e quajtën “kriminel”, duke i cilësuar si ato si “pula histerike”.
Sipas tij, Shqipëria ka sot një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, duke iu referuar ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila është arrestuar pasi akuzohet nga SPAK për bashkëpunim me Ergys Agasin. Në fund ai thotë se Shqipëria ka ndryshuar dhe se procesi i integrimit europian është pjesë e misionit të tij politik.
Reagim i Kryeministrit Edi Rama në platformën X:
Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni!
Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion: Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!
Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës./Dosja.al
edi rama
Politike
25 Shtator 2026, 16:27
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar sumet ndaj protestuesve të cilët ndodhen në shesh prej më shumë se tre ...
Politike
25 Shtator 2026, 16:20
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama foli për Bonot e Diasporës, të cilat sipas tij, synojnë të rrisin më tej përfshirje...
Politike
25 Shtator 2026, 16:14
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama tha se ky është viti i 6 që Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon. Gjat&...
Politike
25 Shtator 2026, 16:07
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Tha&c...
Politike
25 Shtator 2026, 16:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qeveria ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe posteve të zëvendësminis...
Politike
25 Shtator 2026, 15:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale ...
Politike
25 Shtator 2026, 14:38
I.A
Eric Wendt
TIRANË- Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgj...
Politike
25 Shtator 2026, 13:57
E. D
Arian Tahiri, deputet i PDK-së
KOSOVË- Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovë...
Politike
25 Shtator 2026, 13:33
I.A
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të mu...
Politike
25 Shtator 2026, 13:09
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas lajmit se Bajram Begaj do të...