POLITIKË /

"Po luftojmë çdo ditë korrupsionin", Rama: Atë që shqiptarët e shohin si problem, partnerët evropianë e shohin si sukses

Sipas tij, Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve ku nga e djeshmja kur  në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund, sot shohim diçka ndryshe.

Shkruar nga Versus

"Po luftojmë çdo ditë korrupsionin", Rama: Atë

Shqipëria po lufton korrupsionin çdo ditë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në SHBA, ku i dha përgjigje indirekt dhe protestuesve që e pritën me protesta në hyrje të hotelit ku u zhvillua mbrëmja Gala e organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan.

Rama tha se ajo që shqiptarët e shohin si problem, partnerët evropianë e shohin si sukses.

Ai iu referua protestës së ashtuquajtur të “flamingove”, ku tha se sot vendi proteston për bio diversitetin, vetëm 10 vjet më vonë, pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura dhe pasi ndaluam shfrytëzimin e pyejeve, rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve, rritëm shumëfish si kurrë më parë, sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara.

“Tashmë kemi një Shqipëri të re. Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se se mund të jetë më keq nuk ekziston më", tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve ku nga e djeshmja kur  në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund, sot shohim diçka ndryshe.

“E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet. Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura që funksionojnë me gjithë defektet, problemet dhe nevojën për tu rritur, por sidoqoftë duke shfaqur çdo ditë faktin që ky nuk është vendi ku mund të ecësh dora dorës me korrupsionin pa asnjë pasojë”, tha më tej kryeministri Edi Rama./Versus.al

Poll