Live Updates /

"Slogani "Shqipëria i përket shqiptarëve", i neveritshëm"! Rama nuk tërhiqet nga Zvërneci. Reagon për Thaçin: SHBA tradhtoi "George Washingtonin" e Kosovës!

*Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Nju Jorku se Shqipëria po lufton korrupsionin çdo ditë dhe se kjo luftë është një sukses që e njohin dhe partnerët evropianë. *Nga foltorja e sallës ku u mbajt mbrëmja Gala e organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan, Rama tha se projekti turistik i Zvërnecit i dhëndrit të Trump, Jared Kushner, është i jashtëzakonshëm dhe do të sjellë miliarda lekë në ekonominë shqiptare. *Në fjalën e tij, kryeministri përmendi dhe Hashim Thaçin për të cilin tha se u tradhëtua nga SHBA e cila nuk bëri më të mirën për lirimin e tij nga burgu i Hagës

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Nju Jorku se Shqipëria po lufton korrupsionin çdo ditë dhe se kjo luftë është një sukses që e njohin dhe partnerët evropianë. *Nga foltorja e sallës ku u mbajt mbrëmja Gala e organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan, Rama tha se projekti turistik i Zvërnecit i dhëndrit të Trump, Jared Kushner, është i jashtëzakonshëm dhe do të sjellë miliarda lekë në ekonominë shqiptare. *Në fjalën e tij, kryeministri përmendi dhe Hashim Thaçin për të cilin tha se u tradhëtua nga SHBA e cila nuk bëri më të mirën për lirimin e tij nga burgu i Hagës

3 Postime
2 ORE ME PARE

“Projekti i Kushner në Zvërnec i jashtëzakonshëm”, Rama: Slogani "Shqipëria i përket shqiptarëve, i turpshëm

"Slogani "Shqipëria i përket shqiptarëve", i

Qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti turistik i Zvërnecit.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në mbrëmjen Gala në Nju Jork e organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan, u shpreh se të tjera projekte më të mëdha presin të realizohen dhe se qeveria do t’i japë dritën jeshile.

“Po përgatitemi që të hedhim në vend miliarda, jo vetëm me projektin e famshëm dhe të jashtëzakonshëm të Kushner, por edhe me projekte të tjera të mëdha. Në Shqipëri gjërat janë shumë të qarta. Pasi kemi kaluar një epokë poshtërimi, kur kushdo që donte të fitonte ndonjë palë zgjedhje në ndonjë vend europian e kishte të lehtë, duke treguar shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë shumë më tepër me më shumë kurajo, pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike, zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe pa fajësuar të huajt që po vijnë e po na marrin tokën”, tha Rama.

Ai e cilësoi sloganin e protestuesve “Shqipëria i përket shqiptarëve” si slogan i neveritshëm dhe i turpshëm pasi sipas tij nëse do të kishte qenë e njëjta gjë për të gjitha vendet ku shkuan dhe lulëzuan shqiptarët, ne s’do të kishim bërë asgjë.

“Gjatë muajve të fundit kam dëgjuar sloganin më të neveritshëm dhe më të turpshëm, ‘Shqipëria u përket shqiptarëve’. Por nëse do të kishte qenë e njëjta gjë për të gjitha vendet ku shkuan dhe lulëzuan shqiptarët, ne s’do të kishim bërë asgjë. Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ashtu si shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, tha kryeministri Rama./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

2 ORE ME PARE

"Po luftojmë çdo ditë korrupsionin", Rama: Atë që shqiptarët e shohin si problem, partnerët evropianë e shohin si sukses

"Slogani "Shqipëria i përket shqiptarëve", i

Shqipëria po lufton korrupsionin çdo ditë. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në SHBA, ku i dha përgjigje indirekt dhe protestuesve që e pritën me protesta në hyrje të hotelit ku u zhvillua mbrëmja Gala e organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan.

Rama tha se ajo që shqiptarët e shohin si problem, partnerët evropianë e shohin si sukses.

Ai iu referua protestës së ashtuquajtur të “flamingove”, ku tha se sot vendi proteston për bio diversitetin, vetëm 10 vjet më vonë, pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura dhe pasi ndaluam shfrytëzimin e pyejeve, rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve, rritëm shumëfish si kurrë më parë, sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara.

“Tashmë kemi një Shqipëri të re. Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se se mund të jetë më keq nuk ekziston më", tha Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve ku nga e djeshmja kur  në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund, sot shohim diçka ndryshe.

“E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet. Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura që funksionojnë me gjithë defektet, problemet dhe nevojën për tu rritur, por sidoqoftë duke shfaqur çdo ditë faktin që ky nuk është vendi ku mund të ecësh dora dorës me korrupsionin pa asnjë pasojë”, tha më tej kryeministri Edi Rama./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

2 ORE ME PARE

“George Washingtoni i Kosovës”, Rama në Nju Jork kritikon SHBA: Joe Biden e tradhëtoi! Duhet të bëhej më e mira për Hashim Thaçin

"Slogani "Shqipëria i përket shqiptarëve", i

Kryeministri Edi Rama, nga Nju Jorku, ku mori pjesë  në mbrëmjen Gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, u shpreh me nota kritike ndaj SHBA-së dhe administratës së shkuar të drejtuar nga Joe Biden sa i takon çështjes së 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama tha se ndjehet i tradhëtuar dhe se SHBA duhet të bënte më të mirën.

“Joe Biden që e emërtoi "George Washingtonin" e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin.

Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal”, tha mes të tjerash Rama./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll