
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga shqiptarë në New York, të cilët kanë filmuar kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin e tij jashtë hotelit ku janë akomoduar.
Koçeku pretendon se hoteli ku qëndron Rama, në zonën e Tribeca-s në New York, ka dhoma që kushtojnë rreth 15 mijë dollarë nata. Ajo e lidh këtë shumë me pensionet e qytetarëve shqiptarë, duke ngritur pikëpyetje se kush po e paguan faturën e akomodimit.
Deputetja shprehet se, nëse kjo shumë është e saktë, ajo do të ishte e barabartë me rreth 60 muaj pension për një pensionist shqiptar.
“Për 511 mijë pensionistë shqiptarë, kjo do të thotë rreth 60 muaj pension. E unë nuk besoj se e ka marrë dhomën më të vogël”, deklaron ajo.
Koçeku thotë se debati kryesor nuk duhet të jetë vetëm çmimi i dhomës, por se kush e mbulon këtë shpenzim.
“Kjo faturë do të thotë tre gjëra: ose këtë faturë e paguan shteti, domethënë ju, ose e paguan ai vetë. Dhe një foto e faturës e zgjidh muhabetin. Pse faturën e paguan dikush tjetër? Pyetja nuk është më sa, por kush?”, përfundon deputetja.
Marjana Koçeku: Sipas një videoje të shpërndarë nga shqiptarët e New York, kryeministri po rri në një hotel në Tribeca. Dhoma më e vogël është 22 metra katrorë dhe thuhet se aty kushton rreth 15 mijë dollarë nata.
Për 511 mijë pensionistë shqiptarë, kjo do të thotë rreth 60 muaj pension. E unë nuk besoj se e ka marrë dhomën më të vogël.
Kjo faturë do të thotë tre gjëra, ose këtë faturë e paguan shteti, domethënë, ju, ose e paguan ai vetë, dhe një foto e faturës e zgjidh muhabetin, pse faturën e paguan dikush tjetër. Pyetja nuk është më sa, por kush?