Flash

E gjuajtën me vezë në New York, Rama sulmon shqiptarët në diasporë: Pula histerike!

Lapsi.al 25 September 2026

Rama pas sulmit me vezë në New York: “Nuk më ndalin me baltë, vezë dhe jargë”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit në New York, ku u sulmua me vezë gjatë një aktiviteti, duke iu përgjigjur ashpër personave që, sipas tij, tentojnë ta pengojnë në misionin e tij politik.

Në një reagim të gjatë, Rama u ndal edhe te simbolika e flamurit kombëtar, duke deklaruar se e ka ngritur atë “më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës”.

“Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës”, shkruan Rama.

Kryeministri deklaroi se sulmet me vezë, baltë apo fyerje nuk do ta ndalin në atë që e cilëson si mision për integrimin europian të Shqipërisë.

“Atij që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe”, shprehet ai.

Një pjesë të rëndësishme të reagimit Rama ia kushtoi edhe luftës kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi. Sipas tij, rezultatet e kësaj lufte lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin e një sistemi institucional që është në gjendje të veprojë edhe ndaj korrupsionit brenda vetë sistemit.

“Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se, sipas tij, Shqipëria e sotme është ndryshe nga ajo e së kaluarës dhe se progresi në luftën kundër korrupsionit po vlerësohet edhe në raportet me Bashkimin Europian.

“Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë”, shprehet Rama.

Në fund të reagimit, kryeministri përdor një gjuhë ironike ndaj kundërshtarëve të tij, duke i akuzuar se po përpiqen të shfrytëzojnë debatin për korrupsionin për ta goditur politikisht.

Rama e mbyll reagimin duke ironizuar edhe mënyrën e të shkruarit të një prej kritikëve të tij, duke e cilësuar si një tekst të shkruar “me këmbët e pulës”.

DEKLARATA E PLOTE 

Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni! Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion: Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit! Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës?

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI