Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Ripërtëritjes me Kryetarin e PD-së, Sali Berisha, në Elbasan

Arbër Hitaj: U kalua vija e kuqe! Pas këtyre skandaleve Rama s'mund të jetë më kryeministër! T'i hapet rruga qeverisë teknike

16:04, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për Syri TV, gazetari Arbër Hitaj thotë se me skandalin e SHISH është kaluar vija e kuqe dhe Rama duhet të mbajë përgjegjësi. Në intervistën me gazetaren Sibora Bitri, Hitaj nënvizon se është koha e qeverisë teknike, pasi Rama nuk mund të jetë më në krye të qeverisë.
 
“Kemi kaluar vijën e kuqe. Jemi në një terren shumë të rëndë e problematikë. Nuk mund të kalohet përgjeejgësia vetëm tek ata, për mua duhet të kalojë tek personi që bën këto zgjedhje a është ai.
Zoti Rama, a mban përgjegjësi për këto problematika e këta njerëz që zgjedh. Patjetër që mban përgjegjëse.

Kemi kryetarin e bashkisë së Shkodrës, Benet Becin i marrë i pandehur e nuk shkarkohet. Kemi kryetarin e bashkisë së Kolonjës, i marrë i pandehur e nuk shkarkohet. Pra kemi standard të dyfishta.

PS nuk mund të thotë se unë kam marrë vota dhe ata kanë shumicën, se kjo shumicë nuk është për të vijuar abuzuar.

Ka ardhur koha për një qeverisje teknike. Zoti Rama nuk mund të jetë më në krye të qeverisë pas këtyre skandaleve.

Nuk shkon më narrative, kam shumicën e votave" tha Hitaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco