Rama në Nju Jork: Shqipëria po krijon imunitet ndaj korrupsionit, dikur lufta mungonte

Kryeministri Edi Rama tha në Nju Jork se vendi ka ndryshuar ndjeshëm në vitet e fundit. Ai përmendi rritjen ekonomike, investimet në infrastrukturë dhe institucionet që, sipas tij, janë forcuar në përballjen me korrupsionin.

Duke folur në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Rama deklaroi se Shqipëria ka arritur rezultate që nuk pranohen lehtësisht nga të gjithë.

Të lidhura

None found

“Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve. Suksesi nuk të falet. Prej pesë apo gjashtë vitesh kemi aeroportin më të madh në rajon. Ai është jo vetëm më i madhi në terma relativë dhe aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë, por edhe në shifra absolute, me më shumë udhëtarë se aeroporti i Beogradit. Rritja do të vijojë, sepse ky është vetëm fillimi,” u shpreh ai.

Rama foli gjithashtu për mënyrën si perceptohet korrupsioni në Shqipëri. Ai tha se partnerët europianë e shohin si arritje faktin që institucionet po luftojnë çdo ditë këtë fenomen.

“Ajo që ne shqiptarët e konsiderojmë problem, partnerët tanë europianë e shohin si sukses. A mund të ketë më shumë korrupsion në një vend kur ai luftohet përditë? Dikur në Shqipëri korrupsioni ishte kudo, ndërsa lufta kundër tij nuk bëhej askund. Sot situata është ndryshe. Sistemi ynë demokratik ka nisur të krijojë imunitetin e vet,” tha kryeministri.

Sipas tij, pavarësia e pushteteve, edhe pse shoqërohet me vështirësi dhe mangësi, dëshmon se korrupsioni nuk kalon më pa u ndëshkuar.

Kreu i qeverisë përmendi edhe përparimin në mbrojtjen e mjedisit, duke vënë në dukje ndalimin e gjuetisë dhe zgjerimin e territoreve të mbrojtura.

“Ky është një sukses i madh për një vend ku, dhjetë vjet më parë, mijëra gjuetarë europianë masakronin kafshë dhe shpendë. Sot në Shqipëri protestohet për biodiversitetin. Ndalëm gjuetinë, zgjeruam zonat e mbrojtura dhe ndaluam shfrytëzimin e pyjeve. Si rezultat, numri i shpendëve dhe kafshëve u trefishua, ashtu si edhe sipërfaqja e pyjeve të rikuperuara,” deklaroi Rama.

Në fund, kryeministri vuri në dukje se pritshmëritë e qytetarëve për Shqipërinë janë rritur.

“Tani kemi një Shqipëri të re dhe njerëzit kërkojnë më shumë. Nuk ekziston më Shqipëria ku njerëzit mendonin se vendi mund të përfundonte edhe më keq,” përfundoi ai.


Shtuar më 25.09.2026 16:49

sultanbeyli escortbetasusroketbet girişGrandpashabet girişJojobetonwinCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetAlanya escortsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetmarsbahiszbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet