Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.
Një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësues. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy gra dhe një vajzë, të cilat janë transportuar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, të treja janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se autobusi me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e përplasjes.


