Nisma e PDK-së për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është dërguar për mendim në Qeverinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Arian Tahiri nga kjo parti.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ai tha se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është zotuar që të angazhohet që nisma të trajtohet me shpejtësi nga ekzekutivi.
Haxhiu, sqaroi se Qeveria ka kohë 30 ditë për ta shqyrtuar nismën, por u zotua se do ta adresojë sërish çështjen, që ekzekutivi ta trajtojë me prioritet.
Ajo ju referua 6 tetorit, datës së fundit kur deputetët duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit, pasi në të kundërtën, tha Haxhiu, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Por, për Tahirin, pritoritet është çështja e aktgjykimit në Hagë. AAK përkrahë nismën e PDK-së për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara.
Lini një Përgjigje