Sport

‘FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit’/ Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror

Ligat më të rëndësishme evropiane kërkojnë ndryshime në FIFA. La Liga, Premier League, Bundesliga dhe Serie A kanë dalë me një komunikatë të përbashket për shtyp duke kërkuar një reformë të thellë në qeverinë e futbollit botëror.

‘Botërori mund të jetë kompeticioni më i madh i sportit tonë, por baza e futbollit krijohet javë pas jave, në stadiumet e mbushiur plot dhe me komunietetet lokale, falë dedikimit të futbollistëve, tifozëve, klubeve dhe Ligave në të gjithë botën-nis komunikata e ligave të rë rëndësishme në Kontinentin e Vjetër dhe jo vetëm

Më pas komunikata vijoi duke shfaqur dyshimet mbi menaxhimin aktual të FIFA duke iu referuar edhe projektit FIFA Forëard Enterprise.

‘Në vitet e fundit, bazat historike të futbollit u panë të kërcënohen nga një problem themelor të qeverisjet; presidenti i FIFA ka promovuar në mënyrë aktive nisma abuzive në vend që të mbrojë futbollistët ndaj tyre. Dhe ndonëse palët e interesuara në futboll ia dolën që të hidhnin poshtë projektin FIFA Forëard Enterprise (FFE), kushtet që sollën shfaqjen e tij vazhdojnë të jenë në fuqi-vijon komunikata

Katër nga 5 ligat më të mëdha në botë nuk kanë asnjë dyshim se ka ardhur koha për të kërkuar një ndryshim në qeverisjen e futbollit botëror.

‘Presidenti i FIFA e ka pranuar se është e nevojshme për një reformë, por nuk mjafton vetëm të studiosh ndryshimet sipërfaqësore të procesit pas episodit FFE; duhet një reformë e thellë e qeverisjes që të vendosë limite konstitucionale të qarta brenda FIFA dhe të garantojë ndër të tjerat, që çështjet disiplinore indivitduale të mbrohen përgjithmonë ndaj çdo ndërhyrjeje politike’-thekohet në komunikatë

Në këtë frazë të fundit është e qartë se Ligat iu referuan çështjes Balogun, sanksioni i të cilit në Botërorin e kësaj vere u pezullua pas ndërhyrjes së presidentit amerikan Donald Trump

‘Problemi i qeverisjes së FIFA shkon përtej rolit të një personi të vetëm. Çështja në thelb është a duhet që presidentit të ketë njëkohësisht kaq shumë pushtet rregullator, komercial dhe politik pa kundërpesha efektive duke përfshirë këtu edhe miratimin e palëve të prekura. Më shumë se një dekadë më parë, pas procedimeve penale që përfshinë drejtues të lartë të futbollit, procesi i reformimit të FIFA-s synoi të adresonte pikërisht këto problematika. Megjithatë, edhe një herë, bota e futbollit është përballur me atë që konsiderohet një nga rastet më të rënda të abuzimit me pushtetin në historinë e FIFA’-theksojnë më tej Ligat

Ligat më pas kujtuan edhe denoncimet e bëra për kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve te Komisioni Evropian në tetor të 2024 duke theksuar se është pasojë e një qeverisje deficente ku FIFA mund të përdorë autoritetin e saj rregullator për të promovuar objektivat e saj komerciale pa marrë parasysj impaktin te qëndërueshmëria  ekonomike dhe sociale të kompeticioneve kombëtare që prek të gjitha palët e interesuara. ‘Kjo duhet të ndryshojë tani për të mirën e futbollit-theksohet në komunikatë

Në fund Ligat më të rëndësishme në botë kërkuan që të krijohet një strukturë e re qeverisjeje  për organin drejtues të futbollit botëror që të jetë transparente, objektive, e proporcionuar dhe gjithëpërfshirëse. Dhe sipas tyre kjo duhet bërë në bazë të 3 principeve: 1) palët e përfshira të kenë një rol real në marrjen e vendimeve dhe kjo nënkupton që FIFA të krijojë një organ të përhershëm që përfaqëson palët kryesore të interesuara, përfshirë federatat kombëtare, ligat, klubet dhe futbollistët e futbollit të meshkujve dhe të femrave; 2) të garantojë vendimmarrjen të bazuara në të dhëna objektive ku çdo propozim madhor i FIFA duhet të bazohet në një arsyetim të përcaktuar qartë, të dhëna mbështetëse dhe një vlerësim të pavarur, të gjitha të publikuara përpara marrjes së çdo vendimi. Kjo analizë duhet të përfshijë lojtarët, klubet, ligat dhe tifozët, si dhe të vlerësojë ndikimin mbi të gjitha palët e interesuara; 3) duhet mbrojtur funksioni rregullator i FIFA përballë funksionit të saj komercial. Me fjalë të tjera, FIFA, si rregullatore dhe garante e futbollit, duhet të mbrohet nga funksioni i saj tregtar si organizatore botërore e kompeticioneve, përmes mekanizmave të fortë institucionalë që ruajnë besimin, legjitimitetin dhe llogaridhënien. Organet përgjegjëse për etikën, mbikëqyrjen financiare dhe proceset zgjedhore duhet të kenë emërime, buxhete dhe kompetenca vërtet të pavarura nga administrata dhe presidenca e FIFA.