web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJKKO lë në burg anëtarin e grupit kriminal të "Visit të Pojës"

25 Shtator 2026, 16:58, Aktualitet CNA

GJKKO lë në burg anëtarin e grupit kriminal të "Visit

Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg, Hasan Ndërjakun, i cilësuar  si pjesë e grupit kriminal të “Visit të Pojës”. Vendimi për Nderjakun, i cili është ekstraduar nga Italia dy ditë më parë, është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Ndërjaku është i akuzuar dhe i dyshuar për organizimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në operacionin “Ura”.  

Njoftimi i plotë:

1.Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 24.09.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të shtetasit Hasan Nderjaku, ndaj të cilit është ekzekutuar masa e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me vendimin nr. 72, datë 25.09.2026, vendosi: 

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasit Hasan Nderjaku, atësia G. dhe amësia B., i datëlindjes 02.06.1988, lindur dhe banues në ****, me arsim ****, me gjendje gjyqësore ****, me gjendje civile ****, me kombësi e shtetësi shqiptare, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi, duke e dërguar në një institut paraburgimi të përshtatshëm për moshën e tij. 

3. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit, brenda pesë ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. /CNA





Lajmet e fundit nga