web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Embolo si Xhaka, pranon falsifikimin për vaksinën e Covid-19

25 Shtator 2026, 17:23, Sport CNA

Embolo si Xhaka, pranon falsifikimin për vaksinën e Covid-19

Pas Granit Xhakës, edhe Breel Embolo ka pranuar se kishte në posedim një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër Covid-19.

Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi se sulmuesi i Atlanta United nuk do të jetë pjesë e grumbullimit për ndeshjet e ardhshme të Zvicrës në Nations League.

Federata nuk dha detaje të plota për arsyen e vendimit, ndërsa mediat zvicerane e lidhën rastin me ndërhyrjen e prokurorisë ndaj Embolos në nëntor 2025 për dokumente të falsifikuara.

Embolo ka pranuar se veprimet e tij ishin të gabuara dhe se ka marrë përgjegjësinë për to. Ai ka deklaruar gjithashtu se ka pranuar gjobën e vendosur ndaj tij. Sipas mediave zvicerane, sulmuesi është dënuar me një gjobë prej 60 mijë frangash zvicerane.

Megjithatë, kjo gjobë është me pezullim. Rasti i Embolos vjen pas çështjes së Granit Xhakës, i cili gjithashtu është përfshirë në një rast me certifikatë të falsifikuar vaksinimi.





Lajmet e fundit nga