Si e komenton Brukseli, çështjen e Vlora Hysenit?

25 Shtator 2026, 17:25Kronika TEMA
Si e komenton Brukseli, çështjen e Vlora Hysenit?

Komisioni Europian është pyetur për skandalin që ka përfshirë SHISH dhe masën “arrest shtëpie” ndaj Vlora Hysenit. 

Zëdhënësi Guillaume Mercier u rezervua të komentonte çështjen konkrete. Ai shprehu besim të plotë tek aftësia e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar.

“Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, tha Mercier.

Pas rezervës për të folur mbi dosjen, Mercier dha mesazhin e besimit ndaj institucionit që po e heton atë:

“Kemi besim të plotë tek aftësia e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar.”

Zëdhënësi shtoi se komunikimi me autoritetet shqiptare vijon:

“Në një këndvështrim më të gjerë, ne jemi gjithmonë në kontakt me homologët shqiptarë.”

Ndërsa për vlerësimin më të gjerë të Komisionit Europian mbi situatën, Mercier iu referua raportit të ardhshëm për zgjerimin:

“Sa i përket vlerësimit tonë për situatën, ju e dini që raporti për zgjerimin do të publikohet në javët në vijim.” 

2 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Te gjithe ne Europe , USA , dhe shumica e popullit shqiptar mbeshtesin SPAK......perjashtim bejne vetem legenat patronazhista , komentues te Temes , Mero ziu , Ydhi...dhe ca ANALista te mirepaguar per te shkruar artikuj me vrer nga mengjesi deri ne darke ....!!!! ....sigurisht edhe klasa politike e 35 viteve ....qe e miratuan Spak me gezim......por tani u ka hyre frika ne palce........hajde ju uroj sa me shpejt ose te 313 me Liken......ose ne Durres me Lalin !!!!

    Përgjigjjuni
    1. t
      taipi

      Ti or dajër bashke me këlyshet e saliut I rruani topet 1 milion shuplakave docialiste.Ne 2027 46 bashki ,ne 2029 95 mandate per PS dhe ramën.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje