Një 66-vjeçar nga një fshat i Koçanit ka denoncuar në polici se është mashtruar nga disa persona, të cilëve u ka dhënë 18.000 euro.
Të lidhura
None found
Rasti është raportuar më 24.09.2026, rreth orës 23:00, në Drejtorinë e Punëve të Brendshme në Koçan.
Sipas dëshmisë së tij, personat kanë shkuar në banesën e tij dhe e kanë bindur me pretendime të rreme se në shtëpi ndodhej magji e zezë. Ata i kanë kërkuar t’u dorëzonte të gjitha paratë që kishte, me arsyetimin se kjo do të mundësonte largimin e magjisë.
Pasi 66-vjeçari u ka dhënë shumën prej 18.000 eurosh, personat janë larguar. Më pas, ai ka kuptuar se kishte rënë pre e mashtrimit.
Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit, njoftuan nga SPB Shtip.
