Kuvendi i Kosovës të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

25 Shtator 2026 | 17:21

Kuvendi i Kosovës të hënën, më 28 shtator do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje.

Në rendin e ditës përfshihet edhe miratimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026. Gjykata Speciale e Hagës mori vendimin duke dënuar me 81 vite gjithsej 4 ish-krerët e UÇK-së.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Betimi i deputetëve.

Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Formimi i komisioneve parlamentare.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se zgjedhje të reja në vend do të mbahen në rast se Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor. Kurti ndër të tjera u shpreh se zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se do të mbahen zgjedhje të reja në vend në rast se Kuvendi i Kosovës...
15:18 | 25/09/2026

Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin: Çfarë zbulon hetimi?

Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminale në Bashkimin Evropian, janë në qendër të një...
11:56 | 25/09/2026

Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se mezi pret që të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për të “avancuar prioritetet e përbashkëta,...
11:53 | 25/09/2026