• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U qëllua me vezë në SHBA/ Rama sfidon kritikët: “Nuk më mposhtin dot pulat histerike”

by Lajm Lajm
September 25, 2026
in Aktualitet, Kryesore
U qëllua me vezë në SHBA/ Rama sfidon kritikët: “Nuk më mposhtin dot pulat histerike”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas incidentit në New York, ku u përball me protestues shqiptarë që i hodhën vezë gjatë vizitës së tij në SHBA.

Në reagimin e tij, Rama u është përgjigjur protestuesve duke përdorur një gjuhë të ashpër, ndërsa ka deklaruar se incidentet e tilla nuk do ta ndalin në misionin e tij politik.

Ai  shton se nuk do të ndalet përballë protestave dhe kritikave, duke e lidhur këtë me objektivin e integrimit europian të Shqipërisë. Rama e lidh më tej këtë pretendim me luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi, duke deklaruar se Shqipëria, sipas tij, ka ndryshuar krahasuar me të kaluarën.

ë fund të reagimit, Rama ka përdorur sërish epitete ironizuese ndaj protestuesve dhe kritikëve të tij, duke i quajtur “pula histerike të katundit tonë” dhe duke i akuzuar se veprojnë “për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik”.

Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës.

Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni!

Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion:

Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!

Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës

Tags: Edi Rama
Previous Post

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit, kur drejtonte ARRSH-në hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

U qëllua me vezë në SHBA/ Rama sfidon kritikët: “Nuk më mposhtin dot pulat histerike”

U qëllua me vezë në SHBA/ Rama sfidon kritikët: “Nuk më mposhtin dot pulat histerike”

September 25, 2026
Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit, kur drejtonte ARRSH-në hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit, kur drejtonte ARRSH-në hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera

September 25, 2026
Ndryshime në qeveri/ Emërime dhe shkarkime në drejtimin e dy institucioneve – EMRAT

Ndryshime në qeveri/ Emërime dhe shkarkime në drejtimin e dy institucioneve – EMRAT

September 25, 2026
Si rrallëherë këtë vit, Euro e mbyll javën në rritje

Si rrallëherë këtë vit, Euro e mbyll javën në rritje

September 25, 2026
Parandalohet konflikti në Yzberisht, policia procedon penalisht 23 të mitur

Parandalohet konflikti në Yzberisht, policia procedon penalisht 23 të mitur

September 25, 2026
Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së

Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së

September 25, 2026
Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

Zbulohet arsyeja pse Albatros Rexhaj mbron Ramën, dashnorja e tij bëhet drejtoreshë e FSKDSh-ë

September 25, 2026
Gjykata e Durrësit liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj

Gjykata e Durrësit liron nga burgu ish-drejtoreshën e Postës, Elisabeta Mataj

September 25, 2026
Aksident në aksin Korçë-Qafë Plloçë, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

Aksident në aksin Korçë-Qafë Plloçë, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

September 25, 2026
“Bleona është gjallë!”/ Gjyshi rrëfen misterin e zhdukjes: Dy gra të dyshimta me shami u panë në…

“Bleona është gjallë!”/ Gjyshi rrëfen misterin e zhdukjes: Dy gra të dyshimta me shami u panë në…

September 25, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL