
Publikohen pamjet e vjedhjes së banesës në shtëpinë e Mejdi Tushës në Shelegar të Sarandës.
Bëhet fjalë për 15 mln lekë të vjetra dhe bizhuteri që 2 hajdutët e maskuar i morën me çanta.
Sipas pamjeve, shihet sesi dy hajdutët kanë hyrë mbrëmjen e së martës nga muri rrethues i shtëpisë duke e kapërcyer, nga ku edhe kanë dalë pas kryerjes së grabitjes.
Më pas, hyjnë në shtëpi dhe ca më vonë dalin me një çantë të zezë shpine në dorë, ku ndodhen paratë dhe bizhuteritë me vlerë. Nga aty, kapërcejnë sërish murin dhe largohen me një makinë./Versus.al

