“Na sulmojnë përmes medias sociale”, Rama: Nuk jam avokat për t’i mbyllur ato

25 Shtator 2026 | 17:31

Gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, kryeministri Edi Rama deklaroi se shoqëria po përballet me një “barbari” dixhitale, ku sulmet kibernetike dhe përmbajtjet në rrjetet sociale po ndikojnë drejtpërdrejt te të rinjtë.

Pavarësisht kritikave ndaj ndikimit negativ të platformave, Rama sqaroi se nuk po kërkon apo propozon mbylljen e medieve sociale, ndonëse sipas tij mbrojtja e fëmijëve mbetet një shqetësim i madh.

“Na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes telefonit celular, përmes medias sociale. E di, zoti e bekoftë  Amendamentin e Parë, por në qoftë se Amendamenti i Parë ka për qëllim të lejojë çdo lloj mbeturine e plere, ndjesë, nuk po jetojmë më civilizimin ku arsimi më i mirë, ku sjellja më e mirë, ku mënyra më e mirë e komunikimit mes njerëzve është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë. Ne mund t’u bëjmë të njëjtën gjë armiqve tanë, sepse ata i kanë mbrojtur, kanë vënë mbrojtje për njerëzit e tyre. Ne nuk mundemi të shkojmë dhe të përzihemi me mendjen e fëmijëve kinez sepse janë të mbrojtur dhe nuk po bëhem avokat, apo nuk po them që jam avokat për t’i mbyllur mediat sociale”, u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me sende të forta në Elbasan, vihen në pranga 4 persona

Katër persona janë vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Elbasanit. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi dyshohet se u përfshinë në një...
16:54 | 25/09/2026

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni me mësues përplaset me një taksi! Tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në aksident mësohet se janë përfshirë një taksi...
16:29 | 25/09/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin! Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin këtë të premte, ku janë përplasur dy automjete, një “Mercedes-Benz” dhe një “Audi A3”. Sipas...
16:06 | 25/09/2026