Për ligjvënësin demokrat, Edi Paloka, ajo që po ndodh me SHISH është parlajmëruar prej kohësh nga opozita, madje edhe marrëdhënia e Vlora Hyseni si drejtuese e Shërbimit Informativ me rajonin, sikurse marrëdhënia e saj në krye të Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Në intervistën e pasdites në Syri Tv, Paloka tha se ardhja e Vlora Hysenit në krye të SHISH nuk është një rastësi, por një synim që lidhet me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe Kosovë-Shqipëri.
Sipas Palokës, përçarja e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë strategji e Serbisë, e ndjekur dhe nga politika shqiptare e jona, të cilën Vuçiç e mbështet.
Herë pas herë, çdo gjë është paralajmëruar nga opozitëa, edhe ky skandal, jo vetëm lidhjet, por një kompleks marrëdhëniesh kjo zonjë si shefe e SHISH me gjtihë rajonin, me marrëdhënien me kohën kur ka qenë në Kosovë. Akuzat e SPAK dhe gjithë çështja është përqëndruar te marrëdhënia e saj me Agasin e lidhjet me krimin në Shqipëri.
E gjithë kjo histori, ardhja në krye të SHISH s’është rastësi dhe tekë e Ramës, e gjithë kjo marrëdhënie ka një synim që lidhet me marrëdhënien Kosovë –Serbi dhe Kosovë-Shqipëri, strategji e Serbisë kundë Kosovës, dhe në shërbim së cilës është vënë Rama që në ditën e parë si kryeministër.
Të gjtihë personazhet që Rama ka zgjedhur t’i sjellë nga Kosova, t’u japë edhe poste, në emër të nacionalizmit e patriotizmit, edhe ato mediatikë, Rama ka mbledhur llumin e Kosovës dhe e ka sjellë në Shqipëri. Përçarja e shqiptarëve të Kosovës me shqiptarët në Shqipëri ka qenë strategji e Serbisë, është ndjekur edhe nga politika, Vucic e mbështet, që kosovarët janë delja e zezë.
Rama ju ka dhënë në dore shansin për me tepër, kur puthet me Vucic sulmon udhëheqjen e Kosovës. Duke i dhënë një mundësi Serbisë që s’janë problem shqiptarët por ato të Tiranës që i shajnë dhe akuzojnë këta të Kosovës.
© SYRI.net
S’ndalet mazhoranca/ Qeveria dërgon në Kuvend ‘Territorialen’, parashikohet shkrirja e 15 bashkive
Arbër Hitaj: U kalua vija e kuqe! Pas këtyre skandaleve Rama s'mund të jetë më kryeministër! T'i hapet rruga qeverisë teknike
PD depoziton ligjin për ndarjen e re territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki e 12 qarqe