Pamjet e ekzekutimit të Artan Murtaj, 44-vjeçari largohet me vrap, por nuk arrin të shpëtojë

Nga Igli Çelmeta
25 Shtator 2026, 17:41 | Kronikë

Pamjet e ekzekutimit të Artan Murtaj, 44-vjeçari largohet me vrap,

Këto janë momentet ku Artan Murtajt i bëhet pritë me armë zjarri teksa ngrihet nga lokali në zonën e ish agjencisë në Sarandë.

Në kamerat e sigurisë 44-vjeçari shihet duke u ngritur nga kafja e më tej ecën në këmbë në trotuar kur befasisht një person i maskuar më skafandër dhe armë zjarri i del përpara dhe e qëllon.

Murtaj bie në tokë dhe më pas mundohet të largohet me vrap por pa mundur të shpëtojë ndërsa autori e qëllon sërish.

Nga pamjet është e vështirë të identifikohet agresori pasi ka vënë në kokë një skafandër ndërsa është i veshur me një xhup ngjyrë ulliri dhe në duar ka dorashka.

Pak metra më tej autorin e pret një tjetër person që së bashku largohen me motor. Artan Myrtaj, i njohur edhe si Tani i Ruzhdies, u ekzektuar të dielën e 20 shtatorit, në zonën e quajtur ish-Agjencia në qytetin e Sarandës. Gjatë ekzeutimit të tij u plagos edhe një kalimtar i rastit 73 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos