Trump pret sërish Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë: I kemi dhënë përmbajtje të re marrdhënieve tona

Presidenti amerikan Donald Trump priti të premten në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez Xi Jinping, duke përmbyllur një samit që nuk prodhoi marrëveshje të rëndësishme, por që ruajti në një linjë të qëndrueshme marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Trump dhe Zonja e Parë pritën Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij me një shtrëngim duarsh. Presidenti amerikan nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, mes tyre edhe nëse i kishte kërkuar Kinës të ndalonte blerjen e naftës nga Irani.
Kjo çështje mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes mes dy vendeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara synojnë të shtojnë presionin ekonomik ndaj Teheranit.
Pas takimit, Trump deklaroi se gjatë bisedimeve me Kinën “kemi bërë hapa të mëdhenj në të mirë të të dyja vendeve”, duke shtuar se të dyja palët “do të zhvillojnë shumë bisedime”.
Nga ana e tij, Xi Jinping tha se kishte rënë dakord me Trump për t’i “dhënë një përmbajtje të re marrëdhënieve SHBA-Kinë”.
Sipas presidentit kinez, marrëdhëniet mes dy vendeve do të karakterizohen nga “stabiliteti strategjik”, mbi bazën e respektit, drejtësisë dhe reciprocitetit.




