Aktivisti që shënjestroi me vezë Ramën në Nju Jork: I ka ardhur fundi, protesta në Tiranë shumë shpresë dhënëse!

Aktualitet

LajmiFundit.al.jpg

Aktivisti Mevlan Mata i cili shënjestroi me vezë kryeministrin Edi RAma gjatë qëndrimit të kryeministri në Nju Jork, foli për News24 teksa tregoi më shumë nga protesta atje dhe pritshmëritë e tij.

Ai u shpreh se bën pjesë në një grup aktivistësh që kanë ngritur zërin gjithmonë në SHBA dhe Britani sa herë ka skandale qeveritare.

Sakaq, shtoi se protesta që vijon prej 118 ditësh është shumë shpresë dhënëse dhe pret rënien e qeverisë.

Aktivisti: Jemi në protestën e 10 apo 11. Jemi një grup aktivistësh që aktivizohemi shpesh kurdo që ka ngjarje që duhet reaguar.

Nuk është qëlluar, uroj të ishte qëlluar. Shumë afër i ka kaluar. Kisha më shumë mendje ta godas se sa si do reagonte ai. Mesa duke hajdutit ordiner Balla që fshihej pas tij.

Ai vazhdoi rrugën, është mësuar me këtë thënie. Nuk mendoj se i bëhet vonë. Bëmë punën tonë dhe do vazhdojmë derisa ta hedhim poshtë. U arrestova nga shërbimet sekrete amerikane dhe me kërkesë qeveria shqiptare ka kërkuar që të akuzohem në atë moment janë ftuar dy policë të Nju Jorkut dhe më shoqëruan në Nju Jork. Më futën në qeli qëndrova 2 3 orë dhe më lanë të lirë. Jam i pranishëm në pothuaj çdo protestë. E kam shoqëruar hajdutin Rama edhe në Nju Jork, Angli. Bashkëpunoj me të gjithë patriotët e tjerë. Jemi shumë krenar me popullin tonë që është ngritur kundër kësaj klase politike.

I ka ardhur fundi. E shoh protestën mjaft shpresë-dhënëse. Presim aktin final, rënien e qeverisë. Nuk ka më legjitimitet. SPAK ka arrestuar ose lëshuar urdhër arresti për kreun e SHISH, shteti ka rënë. Sa më shumë qytetarë shqiptarë ti bashkohen protestës. Ka me qindra mijëra djem dhe vajza në diasporë dhe Shqipëri që të marrin fatet e vendit. SPAK ka intensifikuar impaktin e protestës. Kjo mazhorancë ka rënë si pasojë e protestës paqësore.

ME TE LEXUARAT