“Edi Rama dhe mazhoranca janë turpi i Shqipërisë”, Salianji: Qeverisja i është dorëzuar krimit përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut dhe Ron Yefet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, të cilën e lidh me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji është shprehur se Edi Rama dhe qeveria e tij përbëjnë “turpin e Shqipërisë”. Sipas tij, gjatë qeverisjes së Ramës, 390 zyrtarë të lartë janë larguar ose dënuar për vepra të rënda penale, që nga prostitucioni dhe krimi i organizuar, deri te trafiku dhe vjedhjet e zakonshme.

Të lidhura

None found

Ai pretendon se qeveria e ka kanabizuar vendin në mënyrë të planifikuar dhe se më pas ka ngritur infrastrukturën për trafikun e kokainës dhe heroinës.

Salianji përmend arrestimin e dy zëvendëskryeministrave, si edhe hetimet ndaj ministrave, kryebashkiakëve dhe bashkëpunëtorëve të afërt të pushtetit. Në deklaratat e tij përfshihet edhe drejtuesja e SHISH, të cilën e akuzon se po dëmton institucionet e sigurisë kombëtare.

Sipas ish-deputetit demokrat, krimi nuk qëndron më jashtë shtetit, por është bërë pjesë e strukturave të tij dhe përdoret për të luftuar qytetarët. Ai thotë se Edi Rama ka ndërtuar një realitet ku krimi nuk përpiqet më të ndikojë te pushteti, pasi, sipas tij, i gjithë pushteti i është dorëzuar krimit.

Salianji pretendon se kryeministri ia ka deleguar qeverisjen krimit përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Ron Yefet dhe të tjerëve, ndërsa e konsideron qeverisjen e Ramës si më të korruptuarën në Evropë.

Ai akuzon gjithashtu kryeministrin se vazhdon të mburret në SHBA për pozicionin e vendit, ndërkohë që Shqipëria po zbrazet. Sipas Salianjit, thuajse 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi.

Në vijim, ai vlerëson shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe që, sipas tij, e ngrenë lart flamurin shqiptar përmes punës, dijes dhe suksesit të tyre. Në të kundërt, deklaron Salianji, profesionistët në Shqipëri përballen me pengesa dhe detyrohen të përkulen para njerëzve të krimit të veshur me pushtet për të nisur çdo lloj pune.

“Kjo nuk është Shqipëria që meritojnë shqiptarët. Kjo është Shqipëria që ndërtoi Edi Rama”, shprehet ai, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij sa më parë, jo për interesin e një partie, por për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet