AKTUALITET /

Pastroi miliona para në Shqipëri nga trafiku i drogës, gati ekstradimi i Eldi Dizdarit në Belgjikë

Denis Matoshi, i njohur edhe si Eldi Dizdari, kërkohet edhe nga drejtësia në Shqipëri, ku SPAK e akuzon atë si pjesë e grupit kriminal "Kompania Bello" i formuar nga rreth 14 klane kriminale shqiptare që bashkëpunonin për të importuar kokainë nga Amerika e Jugut direkt në tregjet europiane.

Shkruar nga Versus

Pastroi miliona para në Shqipëri nga trafiku i drogës, gati

Eldi Dizdari, sic njihet ndryshe Denis Matoshi, pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, do të ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës.

Mediat belge shkruajnë se, procedurat ligjore mes dy vendeve kanë përfunduar dhe tashmë një prej drejtuesve të grupit të trafikut të kokainës do të përballet me drejtësinë belge për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata e Antëerp-it.

Matoshi, i njohur edhe me nofkën “shqiptari i gjatë”, është konsideruar nga autoritetet belge si një prej personave që kanë pasur rol drejtues në organizatën kriminale “Kompania Bello”.

Sipas raportimeve të medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai është dënuar me 10 vite burg për përfshirjen e tij në aktivitetet e trafikut të drogës.

Ekstradimi është vendosur pas një procesi të zgjatur juridik në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vendimi i autoriteteve në Dubai tashmë i hap rrugën kthimit të tij në Belgjikë, ku pritet të ekzekutohet dënimi i dhënë nga drejtësia belge.

“Kompanisë Bello” i janë atribuar nga autoritetet belge lidhje me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës.

 Çështja është hetuar dhe është ndjekur prej disa vitesh nga drejtësia belge.

Denis Matoshi, i njohur edhe si Eldi Dizdari, kërkohet edhe nga drejtësia në Shqipëri, ku SPAK e akuzon atë si pjesë e grupit kriminal "Kompania Bello" i formuar nga rreth 14 klane kriminale shqiptare që bashkëpunonin për të importuar kokainë nga Amerika e Jugut direkt në tregjet europiane.

Drejtues i këtij rrjeti ishte Dritan Rexhepi, i arrestuar në Turqi dhe i ekstraduar drejt Shqipërisë në 8 janar të këtij viti./Versus.al

Poll