Bayern Munichu pasqyron debutimin e Erblin Osmanit me Kosovën

Për Erblin Osmanin, periudha e fundit ka shënuar një hap të jashtëzakonshëm në karrierë: nga akademia e Bayernit deri te paraqitja e parë me fanellën e Kosovës.

Klubi gjerman i ka kushtuar një shkrim të veçantë rrugëtimit të 17-vjeçarit, të cilin e ka titulluar “Nga kampusi tek ekipi nacional”.

Të lidhura

None found

Osmani fillimisht u grumbullua nga Kosova, ndërsa më pas debutoi me ekipin e dytë të Bayernit. Vetëm pak ditë më vonë, mesfushori realizoi edhe debutimin me Kombëtaren A të Kosovës.

Ai u aktivizua në minutën e 87-të në suksesin 1:0 ndaj Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar paraqitjen e parë me “Dardanët”.

Për talentin e Bayernit, kjo paraqitje përfaqësoi përmbushjen e një synimi që e kishte ndjekur prej kohësh.

“Ishte si një ëndërr. Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën. Jam shumë i lumtur që debutova. Një ëndërr është bërë realitet”, kishte deklaruar ai për FFK-në pas ndeshjes.

Bayerni ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e kësaj periudhe për futbollistin e tij, duke theksuar se brenda pak ditësh Osmani kaloi nga ekipi i dytë i klubit gjerman në debutimin me përfaqësuesen e Kosovës.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet