web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tronditet” futbolli anglez! City fajtor për 114 akuza, rrezikon përjashtimin

25 Shtator 2026, 17:57, Sport CNA

“Tronditet” futbolli anglez! City fajtor për 114 akuza,

Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për të cilat është hetuar nga Premier League.

Hetimi i autoriteteve të kampionatit ka zgjatur rreth tetë vite dhe tani çështja ka kaluar në fazën e përcaktimit të dënimit. Sipas raportimit të “The Athletic”, ende nuk ka një vendim për masën që do të zbatohet ndaj klubit.

Në shqyrtim janë një gjobë financiare, zbritja e pikëve apo edhe përjashtimi nga kampionati, në varësi të peshës së shkeljeve. Zbritja e pikëve mund të aplikohet për sezonin kur merret vendimi ose në mënyrë retroaktive, çka do të hapte edhe mundësinë e prekjes së titujve të fituar më parë.

Manchester City ka bërë të qartë se do të apelojë vendimin. Klubi argumenton se procesi i Premier League është ende në zhvillim dhe se disa elemente të rëndësishme mbeten për t’u shqyrtuar.

Nga Manchester City thuhet gjithashtu se klubi ka respektuar procedurën për tetë vite, duke pritur që Premier League të veprojë si një rregullator i pavarur, i paanshëm dhe i drejtë.





Lajmet e fundit nga