Protestë në Mitrovicë kundër aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

25 Shtator 2026 | 18:23

Edhe në Mitrovicë mbahet protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të UÇK-së.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishim, shprehu zhgënjimin me aktgjykimin në Hagë.

“Sot po presim që me marrë pjesë një numër më të madh të pjesëmarrësve në këtë protestë. Edhe ne si qytet, si e gjithë Kosova, jemi të dëshpëruar nga gjykata e Dhomave të Specializuara që morën vendim të padrejtë”, tha Ibishi.

I pranishëm në protestë ishte dhe hoxha nga Mitrovica, njëherësh edhe luftëtar i UÇK-së, Fatmir Latifi.

Ai tha se aktgjykimi dënues ndaj katërshes së UÇK-së ishte një vendim politik dhe se shpreson që ata do të lirohen.

“Neve shqiptarëve nuk na veniten shpresat. Shpresën në Zot, pastaj duhet shteti të këndellet edhe të bëhemi tok se bashku edhe të vazhdohet me rrugët ligjore dhe juridike në mënyrë që të na kthehen heronjtë tanë. Këtu kam dalë të demonstrojë bashkë me xhematin tim si dhe kësaj shqiptarie, për të iu bërë me dije të gjithë njerëzimit se ne jemi bashkë: të gjithë për një dhe një për të gjithë”, tha ai.

Në protestën e Mitrovicës në mbështetje të krerëve të UÇK-së ishin edhe studentët.

Njomza Gashi nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” tha se nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj padrejtësisë.

“Dhe sot, përballë asaj që sot padrejtësisht po mbahet në Hagë, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Sepse kjo nuk është vetëm çështje e disave njerëzve. Është një plagë që prek kujtesën dhe historinë e një populli. Është një çështje që prek familjet, luftëtarët, të mbijetuarit, të zhdukurit, nënat, baballarët dhe çdo qytetar që e di se çfarë ka kaluar Kosova. Sot, nga zemra e Mitrovicës, dua të me thënë diçka shumë të thjeshtë: Ne kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë. Jo privilegj, jo hakmarrje, jo urrejtje”, tha Gashi.

Protesta në Mitrovicë u mbajt në kuadër të protestave në qytete të Kosovës, organizuar nga OVL-UÇK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi i Kosovës të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës të hënën, më 28 shtator do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit...
17:21 | 25/09/2026

Kurti: Zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka deklaruar se do të mbahen zgjedhje të reja në vend në rast se Kuvendi i Kosovës...
15:18 | 25/09/2026

Armët nga Bosnja dhe lidhjet e rrjeteve kriminale në Suedi me Iranin: Çfarë zbulon hetimi?

Armët e kontrabanduara nga Bosnje e Hercegovina, që dyshohet se kanë përfunduar në duart e rrjeteve kriminale në Bashkimin Evropian, janë në qendër të një...
11:56 | 25/09/2026