Festimi i Vedat Muriqit për çlirimtarët shkakton reagime të ashpra në mediat serbe

Fitorja 1-0 e Kosovës ndaj Republikës së Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe festimi i lojtarëve të saj, veçanërisht i Vedat Muriqit, kanë marrë vëmendje të gjerë në mediat serbe dhe në ato të vendeve të rajonit.

Të lidhura

None found

Kapiteni i “Dardanëve” shënoi golin vendimtar në minutën e 83-të. Pas realizimit, ai ngriti një fanellë me mbishkrimet “Drejtësi për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”, ndërsa në festim u përfshinë edhe futbollistët e tjerë të Kosovës, duke krijuar një atmosferë të veçantë në “Fadil Vokrri”.

Ky mesazh u shfaq në një periudhë të ndjeshme, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Në përfundim të ndeshjes, Muriqi tha se fitoren ua dedikonte “çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta në Serbi. Mediumi Kurir kërkoi madje përjashtimin e Kosovës nga futbolli evropian, ndërsa Alo ngriti pyetjen nëse UEFA do të ndërmerrte ndonjë reagim. Edhe media të tjera serbe raportuan gjerësisht për festimin pas përfundimit të takimit.

Vëmendja e mediave serbe u përqendrua edhe te një reagim jashtë fushës së futbollit. Telegraf raportoi për postimin e trajnerit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili publikoi fotografi të Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës pas fitores.

“Ekip i shkëlqyeshëm. Pamja në fund të ndeshjes flet shumë. Gjenerata të lirisë. Gjenerata që nuk lejojnë robëri kurrë më”, kishte shkruar Kuka. Më pas, postimi i tij u publikua edhe nga një medium serb.

Jehona e festimit të Muriqit u pasqyrua edhe në mediat e vendeve të tjera të rajonit. Mediumi kroat Dnevnik raportoi mbi reagimet në Serbi, ndërsa portali boshnjak sportsport.ba shkroi se veprimi i futbollistit kosovar do të sillte reagime të forta në Serbi.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet