Balla i përgjigjet propozimit të PD për Reformën Territoriale: Nuk ka “retro”, ne vijojmë procedurën tonë parlamentare

25 Shtator 2026 | 18:33

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas depozitimit nga Partia Demokratike të draftit për ndryshimin e ndarjes administrativo-territoriale të vendit.

PD ka propozuar që Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe, një nismë që shoqërohet me një relacion prej 168 faqesh, ku sipas opozitës janë analizuar kriteret ligjore, teknike dhe nevojat e komuniteteve për një model të ri të qeverisjes vendore.

Në reagimin e tij, Balla e ka cilësuar propozimin e demokratëve si një “draft alternativ (retro)”, ndërsa ka theksuar se nisma duhet të ndjekë procedurat parlamentare përpara se të shqyrtohet më tej.

“Pasi thanë se Komisioni i Posaçëm nuk e ka mbaruar punën, sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paska ardhur me një propozim alternativ (retro) për reformën administrative territoriale, falë konsultimeve të gjata në kuadër të punës së Komisionit. Ja pra Komisioni ia vlejti”, shkruan Balla.

Ai thekson se drafti i PD-së duhet t’u përcillet këshillave bashkiakë dhe Qeverisë për mendim, duke argumentuar se kjo procedurë duhet të marrë kohën e nevojshme.

“Siç e parashikon procedura parlamentare ky draft duhet t’u shkojë këshillave bashkiake dhe Qeverisë për mendim. Duhet të marrë kohën e vet”, vijon ai.

Ndërkohë, Balla bën të ditur se mazhoranca do të vijojë procedurën parlamentare për propozimin e saj, në përputhje me kalendarin e Kuvendit.

“Ndërkohë vazhdojmë procedurën parlamentare me propozimin tonë, siç është përcaktuar në Kalendarin e Kuvendit. Menjëherë më pas, maksimumi pas zgjedhjeve vendore të pranverës, Komisioni i Posaçëm do duhet të ringrihet për ta vijuar reformën e bashkive europiane në një nivel tjetër”, shprehet Balla.

Nga ana tjetër, PD argumenton se propozimi për 100 bashki dhe 12 qarqe nuk lidhet thjesht me rritjen e numrit të njësive vendore, por me ndryshimin e modelit të qeverisjes lokale.

Në draftin e saj, opozita thotë se synon më shumë afërsi me qytetarët, demokraci lokale, përgjegjshmëri, shërbime, autonomi financiare dhe zhvillim të balancuar territorial.

Sipas PD-së, modeli i propozuar duhet të mbështetet në decentralizim real, autonomi financiare, kompetenca të qarta, përgjegjësi dhe llogaridhënie, demokraci lokale dhe zhvillim të balancuar të territorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto pak para fjalimit në OKB, Kryeministri pranë flamurit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi pak para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në imazhin...
18:42 | 25/09/2026

Rama: Askush nuk më ndal mua me llogjet e korrupsionit që hedhin pulat histerike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X, lidhur me protestat në New York. Rama iu referuar përdorimit të flamurit kombëtar gjatë...
16:41 | 25/09/2026

Rama në New York: Shqipëria ka ndërtuar imunitetin ndaj korrupsionit, dikur nuk luftohej

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Nju Jorku se Shqipëria ka pësuar një transformim të thellë gjatë viteve të fundit, duke veçuar rritjen ekonomike, zhvillimin e...
16:34 | 25/09/2026