web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maran ndryshon skemën, gati titullarët. Si pritet të luajë Shqipëria

25 Shtator 2026, 18:34, Sport CNA

Maran ndryshon skemën, gati titullarët. Si pritet të luajë

Të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran, do të përballen me Bjellorusinë, në një përballje ku kërkohen 3 pikët.

Shqipëria vjen në këtë përballje me probleme dëmtimesh, të cilat pritet të sjellin dhe ndryshime në formacionin titullar.

Maran ka bërë gati titullarët, ku pritet të luajë me skemën 4-2-3-1. Nuk ka dyshime për portën, ku do të luajë Etrit Berisha, i rikthyer në Kombëtares pas një mungese të gjatë.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes është zgjedhur Elseid Hysaj, ndërsa në të majtë, Stavro Pilo duket se ka fituar balotazhin me Mario Mitajn.

Dyshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli. Kristjan Asllani është rikuperuar nga dëmtimi dhe po lufton për një vend titullari me Juljan Shehun. Mesfushori tjetër do të jetë Ylber Ramadani.

Para mesfushës, në mungesë të Qazim Laçit, do të luajë Ernest Muçi në rolin e fantazistit. Në majën e sulmit Rey Manaj duket i sigurt.

Në të majtë, Maran duket se do i besojë Arbër Hoxhës, ndërsa në të djathtë, Taulant Seferi po fiton balotazhin me Uzunin.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të luhet mbrëmjen e kësaj të shtune, duke nisur nga ora 20:34, në stadiumin “Air Albania”.

Maran ndryshon skemën, gati titullarët. Si pritet të luajë





Lajmet e fundit nga