‘Dridhet’ Manchester City, shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, skenarët e ndëshkimit të Citizens
Manchester City është shpallur fajtor për 114 akuza nga 115 të tilla për thyerje të normave të Fair Play Financiar dhe në një prej këtyre akuzave është edhe kontrata e Roberto Mancinit, aktualisht trajneri i kombëtares italiane, që ka qenë në stolin e Citizens në periudhën 2009-2013.
Në akuzat origjinale që klubi dhe trajneri gjithnjë i kanë mohuar, janë edhe ato të një sërë pagesash në të zezë për teknikun italian.
Sipas akuzave, Mancini te Manchester City ka pasur dy kontrata. Njëra ishte ajo zyrtare përmes së cilës klubi i jeptë një pagë bazë prej 1.69 milionë euro neto në vit, ndërsa kontrata e dytë ishte një marrëveshje shtesë me Al Jazira, klub i Abu Dhabi gjithnjë në pronësi të sheikut Mansour; paga e Mancinit me këtë kontratë ishte 2.03 milionë euro në shkëmbim të një pune minimale konsulence që parashikonte praktikisht 4 ditë pune në vit. Gjithnjë sipas akuzave, një kompani italiane që të çon te Mancini, ‘Italy International Services’ nxirrte fatura për punën këshillimore çdo tre muaj te Manchester City që i transferonte më pas fondet te Abu Dhabi United Group, me këtë të fundit që i çonte ato më pas të Al Jazira që në këtë pikë paguante Mancinin. Akuzat shtojnë se kjo strategji u krijua për të dribluar rregullat e Fair Play Financiar të UEFA me Manchester City që është akuzuar se nuk ka deklaruar shifrat e sakta të pagesës së trajnerit.
I emëruar si trajner i Manchester City në 19 dhjetor të 2009, në 3 vitet e gjysmë që qëndroi te Citizens, Roberto Mancini fitoi titullin në Premier League në sezonin 2011-12, FA Cup në 2011 dhe Community Shield 2022. Titulli i fituar në 2012 me Mancinin ishte i pari për Manchester City që nga viti 1968.
Top Channel