"Territorialja" dhe halli i Erion Veliajt
Gjykata e Lartë e la Erion Veliajn në burg më 15 shtator. ...
Gjykata e Lartë e la Erion Veliajn në burg më 15 shtator. ...
Gjykata e Lartë e la Erion Veliajn në burg më 15 shtator. Një javë më pas, papritur del në skenë një hall i madh shtetëror. Reforma administrativo-territoriale paska nevojë pikërisht për praninë fizike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Problemi është se letra që e hap këtë histori nuk thotë këtë. Shkresa e Arbjan Maznikut është shumë më pak dramatike. Ajo kërkon që kryetari i bashkisë të japë mendimin e tij zyrtar dhe të argumentuar për propozimin. Pastaj, më vete, kërkon që Këshilli Bashkiak ta shqyrtojë propozimin dhe të miratojë mendimin e tij. Dhe, përsëri më vete, kërkon që Bashkia të organizojë informimin dhe konsultimin e popullatës.
Pra janë tre procese të dallueshme, jo një mbledhje ku kryetari duhet patjetër të ulet në karrigen e Këshillit për të shpëtuar reformën territoriale.
Nëse Erion Veliaj ka një mendim zyrtar për hartën e re territoriale, ligjërimi i shkresës nuk e lidh këtë mendim me praninë e tij fizike në mbledhjen e Këshillit. Mendimin mund ta japë në formën zyrtare që kërkohet dhe ta përcjellë pranë institucionit përkatës. Këshilli jep më pas mendimin e vet. Bashkia bën konsultimet me qytetarët. Kaq.
Por këtu fillon të bëhet interesante. Interesante sepse, nëse kryetari i bashkisë është në burg dhe duhet të japë një mendim institucional, problemi administrativ është shumë më i vogël nga sa po paraqitet. Dokumenti i Maznikut nuk kërkon një shfaqje teatrale me kryetarin që nxirret nga qelia, futet në makinë, shkon në Këshill, jep mendimin dhe kthehet përsëri në burg. Ai kërkon një mendim zyrtar dhe të argumentuar. Në fakt këtë ja kërkon të gjitha bashkive.
Në fund të fundit, nëse mendimi është i Veliajt, le ta japë Veliaj. Nga burgu. Mund ta shkruajë, ta firmosë në formën e lejuar ligjërisht dhe ta përcjellë për shqyrtim. Nuk ka ndonjë arsye që reforma territoriale të kthehet në justifikimin e radhës për një ekskursion institucional nga qelia në Bashkinë e Tiranës.
Madje, po të pranojmë logjikën e kërkesës, problemi bëhet edhe më i çuditshëm. Këshilli duhet të japë mendimin e vet, ndërsa Bashkia duhet të bëjë konsultimet me popullatën. Asnjëra prej këtyre nuk kërkon që kryetari të jetë fizikisht aty për të mbajtur peng gjithë procesin.
Kështu, një proces që në shkresë është ndërtuar në tri hallka të ndara, po përpiqet të shitet si një arsye për ta nxjerrë kryetarin nga burgu.
Nëse Erion Veliaj ka mendim për Territorialen, le ta japë. Madje mund ta japë nga burgu, me gjithë solemnitetin institucional që kërkon detyra. Pastaj Këshilli të japë mendimin e vet dhe qytetarët të bëjnë konsultimin e tyre.
Nuk ka pse Territorialja të bëhet Territoriale + Erion Veliaj. Një reformë e hartës së bashkive nuk është arsye që harta e burgut të ndryshojë. /CNA
Anëtari i Gjykatës së Lartë në Këshillin e Lartë Gjyqësor ...
Procesi i numërimit të votave për tre anëtarët e rinj të K...
Gjykata e Posaçme ka lënë sot në burg, Hasan Ndërjakun, i ...
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka miratuar li...
Ka nisur numërimi i votave për tre anëtarët e rinj të Kësh...
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka depozituar ditën e sotme ...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric ...
Në media raportohet se kreu i sapokomanduar i SHISH-it, El...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të qyt...
Këtë të premte, CNA raportoi se ish-deputeti i Lulzim Bash...
Më 22 shtator, SPAK-u zhvilloi një operacion të gjerë, ku ...
Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë ditën e hënë në ...
Agjencia e Prokurimeve ka publikuar zyrtarisht anulimin e ...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Ge...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, e konsideron urgjent ...
Sot po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, e ...
Deputetja e PS-së, Iris Luarasi, i ka bërë thirrje SPAK-ut...
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, po luan skena...
Sot po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, e ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarand...
Policia ka dalë me reagim zyrtar për plagosjen e ndodhur m...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Zogut të...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia, duke lënë në arres...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e ...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...