LIVE UPDATES
Politike

‘Dyqanet plot, xhepat bosh’/ Berisha: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, regjimi i Ramës po shkatërron Shqipërinë

Ai tha se gjatë qeverisë së Ramës janë larguar nga vendi miliona shqiptarë, duke thënë se asnjë pushtues tjetër nuk e ka bërë këtë gjë.

25 Shtator 2026, 18:57 Nga E.d
‘Dyqanet plot, xhepat bosh’/ Berisha: Pensionistët nuk
Sali Berisha

ELBASAN- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, ndërsa qeveria po shkatërron Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në "Foltoren e Ripërtëritjes" në Elbasan, Berisha u shpreh se qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë përballen po me atë varfëri që u përballën në periudhën e hiperkolektivizmit.

Ai tha se gjatë qeverisë së Ramës janë larguar nga vendi miliona shqiptarë, duke thënë se asnjë pushtues tjetër nuk e ka bërë këtë gjë. Lideri i opozitës u ndal edhe tek çmimet e ilaçeve, për të cilat tha se janë të papërballueshme për shumicën e popullsisë.

Sali Berisha: Të dashur demokrate e demokratë, qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, të pranishëm në këtë sallë, në qarkun e Elbasanit dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet e mia më të përzemërta, më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush. 

Të dashur deputetë të Partisë Demokratike, drejtues të Partisë Demokratike të Elbasanit, vlerësimin tim më të madh, respektin tim për përfaqësimin dinjitoz që ju i bëni këtij qyteti të bekuar dhe këtyre qytetarëve të mrekullueshëm. 

Vëllezër e motra, zonja e zotërinj, jemi në një nga momentet ndoshta më të veçanta në historinë tonë kombëtare. Jemi në momentet e shpërbërjes së turpshme të një regjimi i cili qeveris këtë vend i bazuar çdo orë, çdo ditë në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, në krimin e organizuar, për zënien e tyre nga Elbasani dhe Shqipëria. 

Në këtë aspekt, në këtë kuadër, në këtë shpërbërje, asgjë s'ka patur rol më përcaktues sesa guximi, qëndresa e juaj, dashuria juaj për Elbasanin dhe Shqipërinë në këto vite. Ju u përballët me këtë regjim që mund t'i vësh çdo epitet dhe që në fakt, në fakt e ka dëmtuar farën tonë, qenien tonë kombëtare, më shumë se çdo pushtues i të gjitha kohërave. Nuk ka asnjë pushtues që kemi njohur ne, që në 10 vite të ketë përzënë kaq shqiptarë nga Shqipëria sa regjimi i Edi Ramës. Për të matur, për të parë efektet shkatërrimtare të këtij regjimi mbi qenien tonë si popull, po ju jap sot vetëm një tregues.

Sot në Elbasan dhe në Shqipëri, kemi atë numër lindjesh që kishim 100 vite më parë, në kohë kur ishim më pak se 1 milion. Pra, vjedhjet e tmerrshme të këtij regjimi, organizatat e krimit dhe droga e tij, kanë qenë shkatërrimtare për kombin tonë më shumë se gjithçka tjetër. 

Sot, jo në një, por në disa aspekte, qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë përballen po me atë varfëri që u përballën në periudhën e hiperkolektivizmit. Dallimi atëherë është ky: se atëherë dyqanet ishin bosh, nuk kishin ç'të blinin, kurse sot dyqanet janë plot por xhepat bosh. Dhe nuk arrijnë dot pensionistët, të cilët janë jo pak po janë më shumë se një e treta e tyre që kanë shkrirë jetën për të qenë ne këtu ku jemi, dhe ata, në mënyrë absolute, nuk blejnë dot ilaçet për mjekim. 

E kam thënë dhe një herë tjetër, po ua them dhe ju. Kam qenë mjek, dhe një nga gjërat që më therte më shumë në shpirt dhe në zemër, ishte momenti kur unë i çoja të sëmurit recetën kur bëhej gati me dal nga spitali. E llogarisja me mendjen time mundësisht ilaçet më të lira të mundshme që ta përballonte. Por ai s'e merrte recetën, sepse aty për aty më thoshte që: doktor, dita ime në punë në kooperativë është kaq, dhe unë me kaq mezi marr bukën, s'marr dot asgjë tjetër. Kurse sot, sot pensionisti nuk bëhet fjalë të marrë dot ilaçet të cilat i duhen për sëmundjet më të zakonshme të moshës së tij./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni