Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Vendi i përket Zotit dhe mikut"/ Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshë...
“Më goditi me pasqyrë"/ Flet shefi i Komisariatit të Krujës pas publikimit të videos: Nuk e kam kërcënu...
Lufta në Lindjen e Mesme/ Netanyahu në OKB: Rrëzimi i regjimit iranian është vetëm çështje kohe 24 Sh...
Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s, Clark rrëfeu një bisedë me një ambasadore të Kosovës, të cilën e identifikoi si Flora, lidhur me organizimin e një darke përkujtimore më 24 mars.
SHBA- Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ka deklaruar ditën e sotme se mes shqiptarëve ndihet si në familje, duke shtuar se ishte pikërisht guximi i tyre ai që solli ndryshimin në vitin 1999. Gjatë një takimi në New York ku ishte edhe kryeministri Rama ai foli për lidhjen e tij me shqiptarët, guximin e rezistencës në Kosovë dhe përvojat në Ruandë e Bosnje.
Më tej, ai Clark përmendi edhe një darkë në Cafe Milano, ku një person nga Kosova ishte afruar për ta takuar dhe kishte këmbëngulur që ai të mos paguante. Duke folur për ndërhyrjen e NATO-s, Clark rrëfeu një bisedë me një ambasadore të Kosovës, të cilën e identifikoi si Flora, lidhur me organizimin e një darke përkujtimore më 24 mars.
Ai e kishte pyetur se përse ishte zgjedhur data e nisjes së bombardimeve dhe jo ajo e përfundimit të tyre në qershor. Sipas Clark, ambasadorja iu përgjigj se kur kishte dëgjuar zhurmën e avionëve të NATO-s, kishte kuptuar se Kosova do të shpëtohej.
“Ajo tha: ‘Sepse kur dëgjova zhurmën e avionëve të NATO-s, e dija se do të shpëtoheshim’”, kujtoi Clark.
Më tej, ish-gjenerali vlerësoi guximin dhe vendosmërinë e shqiptarëve, duke veçuar figurën e Adem Jasharit dhe të parët që luftuan kundër dominimit serb në Kosovë. Ai theksoi se ata paguan një çmim të lartë për lirinë, ndërsa në Perëndim ajo shpesh konsiderohej si diçka e mirëqenë. Clark tregoi se gjatë bisedimeve e kishin ngritur edhe çështjen e Kosovës me Sllobodan Millosheviçin, por ky i fundit kishte refuzuar ta diskutonte.
Në fund të rrëfimit të tij, Clark kujtoi ndikimin që patën mbi të masakrat në Ruandë dhe dëshmitë për mizoritë e kryera në Bosnje. Ai tha se gjatë shërbimit në Pentagon, kishte hartuar një plan për ndërhyrje në Ruandë, por propozimi u ndal nga një epror dhe nuk iu përcoll presidentit amerikan Bill Clinton.
Wesley Clark: Dua t’ju them thjesht se sa i nderuar jam që marr këtë çmim, por është më shumë se kaq: është të jesh pjesë e komunitetit tuaj. Sa herë që udhëtoj, kudo që shkoj, gjithmonë ka dikë nga Shqipëria. Ndihem si pjesë e familjes. Aty ishte dikush nga Kosova për të na përshëndetur dhe për të na thënë: ‘Jo, jo, nuk mund ta paguani darkën. Nuk mund ta paguani darkën.
E di, sepse ju ma keni treguar, sa shumë do të thoshin për ju ato ngjarje të 1999-ës. Ato do të thonë shumë edhe për mua. Historia fillon me guxim. Fillon me guximin tuaj dhe vendosmërinë, me besimin në qytetërimin tuaj, gjuhën tuaj, kulturën tuaj, familjet tuaja. Ishte kuraja juaj, përkushtimi juaj që bëri të ndodhnin të gjitha këto ngjarje të vitit 1999. Jo imi, juaji./Dosja.al
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga disa shqip...
Guillaume Mercier BRUKSEL- Brukseli është rezervuar të komentojë arrestimin e Vlora Hysenin dhe skandalin e SHISH, por jo për...
Edi Rama SHBA- Aeroporti i Tiranës është kthyer në një nga simbolet e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, me nj&e...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas sulmit me vezë nga shqiptarët në New York, ku ai po merr pjesë n...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar sumet ndaj protestuesve të cilët ndodhen në shesh prej më shumë se tre ...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama foli për Bonot e Diasporës, të cilat sipas tij, synojnë të rrisin më tej përfshirje...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama tha se ky është viti i 6 që Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon. Gjat&...
Edi Rama SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Tha&c...
Foto ilustruse TIRANA- Qeveria ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe posteve të zëvendësminis...
Foto ilustruse TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale ...