Ditë me shi dhe katër aksidente në rrugë, reshjet rënduan qarkullimin duke lënë 11 të plagosur

11 persona kanë mbetur të lënduar në katër aksidente rrugore të regjistruara gjatë kësaj të premteje në disa akse të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në një prej rasteve dyshohet se lagështira në rrugë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit.
Aksidenti më i rëndë është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.Një automjet tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Lushnjës, është përplasur fillimisht me barrierën e betonit dhe më pas ka goditur një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.Nga përplasja janë lënduar dy bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjet. Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.Të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. Pas ekzaminimeve, drejtuesi i “Benz”-it është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Tre persona të tjerë janë lënduar në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
11 persona kanë mbetur të lënduar në katër aksidente rrugore të regjistruara gjatë kësaj të premteje në disa akse të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në një prej rasteve dyshohet se lagështira në rrugë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit.
Aksidenti më i rëndë është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.Një automjet tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Lushnjës, është përplasur fillimisht me barrierën e betonit dhe më pas ka goditur një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.Nga përplasja janë lënduar dy bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjet. Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.Të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. Pas ekzaminimeve, drejtuesi i “Benz”-it është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Tre persona të tjerë janë lënduar në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, ata janë jashtë rrezikut për jetën.


