Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Vendi i përket Zotit dhe mikut"/ Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshë...
“Më goditi me pasqyrë"/ Flet shefi i Komisariatit të Krujës pas publikimit të videos: Nuk e kam kërcënu...
Lufta në Lindjen e Mesme/ Netanyahu në OKB: Rrëzimi i regjimit iranian është vetëm çështje kohe 24 Sh...
Lideri i opozitës foli edhe për problematikat sociale, duke thënë se mbi 600 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme dhe nuk marrin dot as dy javë ushqime, pa ndihmë nga familjarët e tyre.
ELBASAN- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, kërkon ndërhyrje të menjëhershme, në të gjitha sektorët e saj. Gjatë fjalës së tij në "Foltoren e Ripërtëritjes" në Elbasan, Berisha u shpreh se Ripërtëritja e PD është jetike për vendin.
Lideri i opozitës foli edhe për problematikat sociale, duke thënë se mbi 600 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme dhe nuk marrin dot as dy javë ushqime, pa ndihmë nga familjarët e tyre. Më tej, ai tha se qiratë kanë kapur nivelin e rrogës mesatare, ku apartamentet janë bërë mollë e ndaluar për qytetarët. Në fund, Kryedemokrati tha se populli opozitar dhe shqipatrët presin fitoren e opozitës.
Sali Berisha: Sot, jo vetëm ilaçet, por mbi 600 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme. Janë me pensione me të cilat absolutisht nuk marrin dot as dy javë ushqime, pa le ndihmë nga familjarët e tyre. Këto ditë publikohet lajmi se për të rritur një fëmijë, foshnja në vitin e parë, kërkon 66% të rrogës. Prandaj dhe ne jemi, kemi rënë në këtë mënyrë. Qiratë kanë kapur nivelin e rrogës mesatare. Pra, janë bërë mollë e ndaluar apartamentet për qytetarët.
Të gjithë këta faktorë shtyjnë qytetarët tanë të ikin, të ikin, të ikin. Ndërkohë, vendi është absolutisht vendi i pasurive përrallore. I pasurive përrallore të gjithanshme. Nuk ka tokë dhe vend më të begatë se Shqipëria në çdo aspekt. Por të gjitha këto janë shndërruar në një mënyrë apo në një tjetër, në mallkim për qytetarin shqiptar.
Janë shndërruar në parajsë për qeveritarë të pangopur dhe hajdutë, të cilët në mënyrë identike me ata që shtypën shqiptarët 46 vite, urrejnë qytetarin. Mund të listojmë një listë të pafundme të problemeve të jashtëzakonshme të rënda që përballet qytetari, për shëndetin e tij, për shkollimin e fëmijëve. U ndala në këtë paraqitje për të theksuar se sirenat e nevojës për rithemelimit të Shqipërisë bien në të katër anët e vendit. Shqipëria realisht ngjet me një të sëmurë në sallën e urgjencës. Ngjet me një të sëmurë në sallën e urgjencës i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ndaj dhe ripërtëritja e Partisë Demokratike është jetike dhe përcaktuese për ripërtëritjen e Shqipërisë.
Ju them unë ju, keni meritë të jashtëzakonshme, sepse në kushtet më të vështira i qëndruat opozitarë. I qëndruat dhëmbë për dhëmbë këtij regjimi. I qëndruat të pamposhtur pavarësisht nga të gjitha, nga dhuna, terrori, burgosjet, shantazhet, presionet e të tjerë, të gjithë makinerinë e tij.
Pa ju, pa qëndresën tuaj, pa guximin tuaj, ky regjim nuk ishte i shpërbërë në të sotmen. Jo. Pra, në këtë kuadër, fitorja jonë është një domosdoshmëri. Jo për t'u kthyer shpinën, jo për t'i injoruar ata qëndrestarë që për mua janë heronj, heronj të vërtetë. Por për të përshkruar kilometrin e fundit drejt fitores. Për të ecur drejt fitores. Për të ecur drejt fitores. Demokratët, populli opozitar pret fitoren. Shqipëria pret me padurim fitoren e opozitës. Dhe kjo është përgjegjësi e madhe ndaj vendit. Ky është motivi i jashtëzakonshëm për ne./Dosja.al
Sali Berisha ELBASAN- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se pensionistët nuk blejnë dot ilaçet,...
Wesley Clark SHBA- Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ka deklaruar ditën e sotme se mes shqiptarëve ndihet si në familje, duke shtuar se i...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga disa shqip...
Guillaume Mercier BRUKSEL- Brukseli është rezervuar të komentojë arrestimin e Vlora Hysenin dhe skandalin e SHISH, por jo për...
Edi Rama SHBA- Aeroporti i Tiranës është kthyer në një nga simbolet e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, me nj&e...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas sulmit me vezë nga shqiptarët në New York, ku ai po merr pjesë n...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar sumet ndaj protestuesve të cilët ndodhen në shesh prej më shumë se tre ...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama foli për Bonot e Diasporës, të cilat sipas tij, synojnë të rrisin më tej përfshirje...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama tha se ky është viti i 6 që Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon. Gjat&...
Edi Rama SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Tha&c...