
PD ka dpeozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore sipas së cilës propozojnë që të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe në vend.
Në reagimin e PD-së, thuhet se "Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk e konsideron Reformën Administrativo-Territoriale një betejë për numrin e bashkive.
"Nuk propozojmë 12 Qarqet për të krijuar një nivel burokracie. Propozojmë struktura që të krijojnë: zhvillim, koordinim, investime dhe mundësi të reja për territorin. Mbi të gjitha, nuk propozojmë një hartë që i shërben administrimit të pushtetit. Propozojmë një hartë që i shërben qytetarit, komunitetit dhe zhvillimit të territorit", thuhet në njoftimin e PD.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas depozitimit nga Partia Demokratike të draftit për ndryshimin e ndarjes administrativo-territoriale të vendit.
Në reagimin e tij, Balla e ka cilësuar propozimin e demokratëve si një “draft alternativ (retro)”, ndërsa ka theksuar se nisma duhet të ndjekë procedurat parlamentare përpara se të shqyrtohet më tej.
“Siç e parashikon procedura parlamentare ky draft duhet t’u shkojë këshillave bashkiake dhe Qeverisë për mendim. Duhet të marrë kohën e vet”, vijon ai.Ndërkohë vazhdojmë procedurën parlamentare me propozimin tonë, siç është përcaktuar në Kalendarin e Kuvendit",tha Balla./Versus.al

