POLITIKË /

"Prania besnike", Erion Braçe dhe aktivistja përplasen gjatë takimit. Pensionistët i dalin në mbrojtje deputetit

Aktivistja i kërkoi llogari deputetit duke i thënë se shteti duhet të kishte përpiluar politika që i vinin në ndihmë qytetarëve dhe ‘jo duke dëgjuar hallet çdo të premte’.

Shkruar nga Versus

"Prania besnike", Erion Braçe dhe aktivistja përplasen

Aktivistja Arvina Lleshi dhe deputeti socialist Erion Braçe u përplasën këtë të premte, teksa Braçe po zhvillonte mbledhjen në një nga zonat e Tiranës, në kuadër të “Pranisë besnike”.

Aktivistja i kërkoi llogari deputetit duke i thënë se shteti duhet të kishte përpiluar politika që i vinin në ndihmë qytetarëve dhe ‘jo duke dëgjuar hallet çdo të premte’.

“U mërzitën patronazhistat dhe komunistat për përballjen me hajdutin e rradhës. Shumica +65 vjeç”, shkruan aktivistja Arvina Lleshi.

Situata nuk ka kaluar pas tension, pasi pensionistët që kanë qenë pjesëmarrës në mbledhje i kanë kërkuar vajzës të largohet.

Lleshi i ka quajtur ata patronazhistë dhe i ka pyetur se sa e kanë pensionin, apo ku i kanë fëmijët./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @arvina.lleshi

Poll