"Në qoftë se nuk ke faktin, atëherë ke krijimet rreth tij"/ Avokati Ngjela tregon si do ta mbronte Vlora Hysenin

Avokati Spartak Ngjela i ftuar ne nje studio televizive ka komentuar mbi çështjen e Vlora Hysenit, duke u ndalur te mënyra se si, sipas tij, lidhen faktet dhe shkeljet e ligjit në një proces hetimor.
"Duhet të dish faktin. Në qoftë se nuk ke faktin, atëherë ke krijimet rreth faktit. Jo, është fillimi i një procesi. Do të kthehet në proces ai.
Se s'janë një, dy, tre, janë shumë. Pse?
Se unë të flas nga profesioni. Lidhen faktet e shkeljes së ligjit, për të mos thënë krimit, se s'ia vlen, faktet e shkeljes së ligjit për të arritur një përfundim që është i paligjshëm, nuk e ke idenë se si lidhen, sikur i ka ndërtuar një dorë.
Dhe profesionisti i njeh menjëherë. Mjafton të shikojë të parin dhe të fundit edhe thotë është krim.
Në nivel të lartë, nuk mund ta gënjej klientin. E para njëherë, fakti që më zgjedh dhe që paguan, do të jem shumë i kujdesshëm", u shpreh Ngjela.


