Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Ripërtëritjes me Kryetarin e PD-së, Sali Berisha, në Elbasan

VIDEO/ Berisha: Do shtojmë të paktën 40 bashki, ‘do t’i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi’

19:10, 25/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i demokratëve -së, Sali Berisha, në ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ në Elbasan, deklaroi se opozita do të ndryshojë reformën territoriale, duke premtuar shtimin e të paktën 40 bashkive në të gjithë vendin.

‘Projekti ynë është publik. Ne jo që nuk heqim bashki, por ne shtojmë të paktën edhe 40 bashki, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më afër pushtetit’, deklaroi Berisha.

Në përfundim të fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë që, sipas tij, t’i japin ‘përgjigjen përfundimtare’ qeverisë.

Berisha e cilësoi regjimin aktual si të bazuar, sipas tij, në ‘krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve’, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Nuk kanë asnjë interes qytetarët për të shtënë Shqipërinë të tërën në dorë në reformën territoriale, në vend se të korrigjohen gabimet shumë të mëdha që u bënë, po thellohen më tej duke hequr edhe 15 bashki të tjera, në qarkun e Elbasanit 3 bashki të cilat janë absolutisht funksionale, të suksesshme në interes të qytetarëve. Pra nuk kanë interes tjetër përveç pushtetit të tyre.

Ne kemi një projekt. Projekti ynë është publik. Ne jo që nuk heqim bashki, por ne shtojmë të paktën edhe 40 bashki, dhe këtu në qarkun e Elbasanit dhe në çdo qark të Shqipërisë, në mënyrë që qytetarët të jenë sa më afër pushtetit.

Duke përfunduar, ju bëj thirrje ju, ju bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit dhe të mbarë Shqipërisë, të vendosur dhe me guxim t'i japim përgjigjen përfundimtare këtij regjimi që s'meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë.

Asgjë, asgjë s'do të ndalojë dot opozitën shqiptare, Partinë Demokratike, pa përmbysur këtë diktaturë që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco