Janë përzgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në radhët e gjyqtarëve.
I pari që fitoi garën ishte Sandër Simoni nga radhët e gjyqtarëve të Gjoykatës së Lartë, ku rezultoi fillimisht me barazim votash mes kandidatëve, 179 me 179 vota.
Rregullorja parashikon hedhje me short, e pas shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sandër Simoni.
Sakaq ka përfunduar votimi edhe për anëtarin tjetër të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Mësohet se anëtari i dytë i KLGJ-së është zgjedhur Fatri Islamaj, që mori 190 vota.
Përballë tij ishte Igerta Hysi, që mori 171 vota të gjyqtarëve.
Islamaj është anëtar i KLGJ-së që u zgjodh nga Gjykata e Apelit.
Sakaq anëtari i tretë i KLGJ, po nga radhët e gjyqtarëve u zgjodh Brunilda Kadi, e cila vjen nga gjykatat e shkallës së parë.
© SYRI.net